Flash News

Ditari i Opozitës

8 dhjetori/ Berisha kujton takimin e Azem Hajdarit me Alinë: ‘Nuk po protestojmë për një gotë çaj, por për fatet e lirisë’

8 dhjetori/ Berisha kujton takimin e Azem Hajdarit me Alinë: ‘Nuk po

Në marshimin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha kujtoi takimin historik të Azem Hajdarit me Ramiz Alinë gjatë protestave studentore të Dhjetorit 1990. Në përgjigje të pyetjes së Alisë për qëllimin e protestës, Azem Hajdari deklaroi: “Nuk po protestojmë për një gotë çaj, po për fatet e lirisë.” Pas takimit, regjimi vendosi pusi ndaj studentëve, duke përdorur dhunë për t’i shtypur. Megjithatë, studentët mbetën të pamposhtur dhe më 9 dhjetor vendosën të pushtonin sheshin qendror të Tiranës.

Berisha: Duke kuptuar se, beteja me studentët, është beteja më e vështirë për të alarmoi diktatorin, i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit.

Azem Hajdari me një grup syrësh u paraqitën në takim.
Për cfarë po protestoni, i pyeti, Ramiz Alia?
Nuk po protestojmë për një gotë çaj, z.President, iu përgjigj, Azem Hajdari. Po protestojmë për fatet e lirisë.

U nda nga takimi se diktatori do të vinte t’i takonte, në këtë sallë që sot e kanë mbyllur për ju, diktatorët e rinj. Por, siç ishte, i pabesë dhe i frikësuar gjer në palcë, i kishte nxjerrë në dërgatës së studentëve pusi, i kishte vendosur pusi sambistët, me në krye ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, dhe mbi ta u vërsulën si shtazë, me shkopinj dhe mjete tjera, në mënyrë që këta të mos mendonin më të protestonin. Këta të dorëzoheshin.

Por unë u them ju, se ata qenë të pamposhtur. I pamposhtur është vetëm ai që, pasi rrëzohet, ngrihet.

Më datën 9, ora 8 të mëngjesit, ata bashkohen me vendimin solemn për t’i pushtuar regjimit sheshin e pushtetit, sheshin qendror të Tiranës. Dhe nisen drejt tij.

Pata fatin e madh që, së bashku me shkrimtarin e njohur, Besnik Mustafaj dhe kinoastin, Kujtim Çashku, të mësojmë se ishin nisur drejt qytetit dhe u nisëm drejt tyre.

U gjetëm përballë tyre në rrugën e Elbasanit, segmentin midis Liceut Artistik, dhe sot, rezidencës së ambasadorit italian. Ishim shumë afër, pak metra.

Azem Hajdari, ngrihej mbi supet e tyre me thirrjet: poshtë dinastia, poshtë diktatura, liri demokraci!

Ndërkohë, ata djem dhe vajza ishin të rrethuar nga forca sambiste, polici, gardë, ushtri. Shumë e shumë herë më numerikë, se sa ishin ata.

Të fundit