Flash News

Ditari i Opozitës

8 dhjetori i rrëmbyer nga kriminelët, që u përmbysën!

8 dhjetori i rrëmbyer nga kriminelët, që u përmbysën!

Nga Petrit Vasili

Gjëmë që as mendja më e çmendur nuk do ta parashikonte dot, statujat e rrëzuara 34 vjet më parë kanë rrëmbyer sërish Shqipërinë.

8 dhjetorin e kanë rrëmbyer sot ata që u përmbysën si fajtorë, persekutorë e kriminelë të një populli të tërë.

8 dhjetorin festën e lirisë e kanë rrëmbyer sot armiqtë më të egër të lirisë  të fjalës së lirë dhe të votës së lirë.

8 dhjetori i gjen shqiptarët me një uzurpator pushteti si Edi Rama më të zi e më të neveritshëm se vetë komunistët e përmbysur 34 vjet më parë.

8 dhjetori i gjen sot shqiptarët përballë narkoshtetit, variantit më të errët të përzierjes se neokomunistëve me mafien dhe narkotrafikun.

8 dhjetori i gjen shqiptarët pa shtet, por me pushtetin e falur ne duar te cdo lloj e soj horri vjedh paratë e taksave te shqiptarëve, qe pastron para', që trafikon drogë, që trafikon qënie njerëzore, që grabit prona e gjithçka.

8 dhjetori i gjen shumë shqiptarë mjerisht me një zgjidhje të vetme pra që largohen nga vëndi i tyre sepse nuk mbijetojnë dot.

8 dhjetori i gjen mijra të rinj më të pashpresë se kurrë dhe me një zgjidhje të vetme largimin nga vendi.

8 dhjetori i gjen shqiptarët më të pambrojtur se kurrë përballë padrejtësive dhe më te pabarabarte se kurrë përballe ligjit, i cili u shërben vetëm banditëve të qeverisë dhe narkobanditëve të mafies.

8 dhjetori i gjen mijëra pensionistë më të varfër e më të skamur se kurrë, bile edhe më keq se ne kohën e diktaturës.

8 dhjetori i gjen sot shqiptarët perballë me ata, etërit e të cileve i cuan shqiptarët ne mjerimin e tollonit të bukës dhe të urisë.

8 dhjetori sot është një klithmë zemërçjerrëse për tu ringritur më fort dhe më me vendosmëri se kurrë, për të rifituar lirinë e për të marrë frymë të qetë e të lirë ne atdheun e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit tanë, që kështu i lirë u përket edhe fëmijëve e nipave t stërnipërve tanë.

8 dhjetori është sot një urdhër mbarëpopullor për të rrëzuar çdo uzurpator të pushtetit dhe lirive dhe për të qenë vigjilentë e për ta mbrojtur në jetë të jetëve lirinë tonë.

Të fundit