Flash News

Ditari i Opozitës

8 janari ‘ndez’ debat mes demokratëve/ Sula: Lulzim Basha do vritej, Spaho: E mbronte garda

8 janari ‘ndez’ debat mes demokratëve/ Sula: Lulzim Basha do

Deputetët demokratë Dashnor Sula dhe Edmond Spaho janë përfshirë në një debat lidhur me protestën e 8 janarit para selisë blu dhe se si precipituan më vonë zhvillimet.

Të ftuar në emisionin “Log” në ABC News, demokratët filluan të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit duke bërë edhe deklarata të forta. Ishte Sula ai që iu drejtua Spahos duke i thënë se njerëzit e tyre ishin karikuar për të vrarë Lulzim Bashësn.

Nga ana tjetër, Spaho u shpreh se kryedemokrati mbrohej nga garda. Sula ka hedhur edhe akuza se Spaho merrte vendime për të gjithë në kohën kur nuk i ishte bashkuar Berishës, por deputeti i mohoi.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Pas datës 8 janar i gjithë opinioni publik e di. Nga ai moment që të arrihet të përplasen vëllezër me vëllezër nuk ka bërë vaki kurrë të thërritet.

Edmond Spaho: Deri dje thoshit policia e krimit…

Dashnor Sula: Shyqyr që ka qenë ajo derë se ti sdo flisje këtu sot. Do ishte kasaphanë aty brenda.

Edmond Spaho: Do vriteshin deputetë?

Dashnor Sula: Jo ti, po njerëzit e tuaj të karikuar do të vrisnin Lulzim Bashën

Edmond Spaho: Bashën e mbron garda.

Dashnor Sula: Para se të shkoje në foltore i merrje ti vendimet, për Kullurin e të tjerë

Edmond Spaho: Asnjë nuk kam përjashtuar. Flasim edhe për djegien e mandateve

Dashnor Sula: Të vish të sulmosh selinë me të gjitha mjetet e dhunshme.

 

Të fundit