Flash News

Ditari i Opozitës

8 janari në selinë e PD, Çollaku: Nëse policia do të vonohej 7 minuta do të kishte viktima

8 janari në selinë e PD, Çollaku: Nëse policia do të

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku deklaron se në protestën e 8 janarit ka pasur momente shumë të rrezikshme dhe se nëse policia do vononte 7-8 minuta do të kishte viktima.

I ftuar në RTV Ora, deputeti shton se kjo histori përplasjeje në PD nuk do të mbarojë shpejt.

“Nuk mund të barazohet i dhunuari me dhunuesit. Atë ditë kemi qenë me disa persona brenda selisë së PD-së. Ne ishim në mbledhje brenda godinës, sigurisht që kur fillon dhuna dikush reagon.

Brenda selisë në 8 janar ka pasur momente shumë të rrezikshme. Nëse policia do vononte 7-8 minuta do të kishte viktima brenda godinës”, tha Çollaku.

Të fundit