Flash News

Ditari i Opozitës

80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Blushi: Sot ditë reflektimi për t'i kthyer kryeqytetit lirinë e cënuar

80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Blushi: Sot ditë

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka përkujtuar 80 vjetorin e çlirimit të Tiranës, ku u shpreh se, kjo është një ditë reflektimi për t’i rikthyer Tiranës, lirinë e cenuar dhe të marrë peng pushtuesit e rinj.

Fjala e Tedi Blushit:

Me krenari të ligjshme, me mirënjohje dhe nderimin me te thellë, po kujtojmë sot një nga ngjarjet më të mëdha të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, 80- vjetorin e Çlirimit të Tiranës.

Mirënjohje për të gjitha familjet e Veteranëve, të cilët trashëgojnë brez pas brezi vlerat e luftës Antifashiste.

Gjithashtu dua të theksoj se  sot është edhe një ditë reflektimi, në veçanti për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të mbarë vendit, për të marrë në dorë fatet e tyre me përgjegjësi, me më shumë angazhim, për ti rikthyer Tiranës lirinë e marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët e këtij qyteti.

Mirënjohje dhe nderim për gjakun e derdhur për çlirimin e Tiranës, mirënjohje për sakrificat e popullit të Tiranës, që 80- vite më parë i kthyen shtëpitë, i kthyen barrikadat në fortesa të pathyeshme në luftën kundër pushtuesit Nazi-Fashist.

Faleminderit!

Të fundit