Flash News

Ditari i Opozitës

800 ton mbetje nxorën Edi Ramën si plehrë

800 ton mbetje nxorën Edi Ramën si plehrë

Nga Jamarbër Malltezi

Ministrja Kumbaro që shkatërroi gjithë zonat e mbrojtura (duke i quajtur pika të vockla) për interesa të xhepit, përdori gjuhë dinake dhe tha një gjysme të vërtetë (në fakt 1/3 e vërtetë dhe 2/3 gënjeshtër) se “nuk kemi dhënë autorizim për transport të lëndëve të rrezikshme” POR nuk tregoi se e kishte licensuar prej 2 vitesh kompaninë dhe se asnjë nga agjensite shtetërore nuk kishin kryer asnjë detyrë që i ngarkon ligji.

Në rastin konkret kompania Sokolaj nuk ka raportuar mbetje të rrezikshme por ka (1) falsifikuar fletë analizat, (2) rryshfetuar policinë (3) rryshfetuar autoritetin portual që t’i lërë mbetjet kapic në mjedis të hapur kur kjo ndalohet, (4) rryshfetuar inspektoriatin e mjedisit që ka detyrë ligjore monitorimin, (5) rryshfetuar shish (6) rryshfetuar doganën që të ndryshonte kodet rehat fare (7) rryshfatuar patronazhistët (ndonëse këta janë “partia ime më dënon me mbetje të rrezikshme).

Pra i gjithë shteti ka dalë kalbësirë totale dhe shqiptaret këteë e morën vesh jo nga institucionet shtetërore por nga një monitorues 10,000 km larg, jo nga mediat shqiptare por nga Bloomberg mijëra km larg.

Edi Rama duke korruptuar disa shefa të FBI (Lou Blatter, McGonigal, Rossini) e degjeneroi këtë vend në ekonomi plehrash, ku nuk prodhohet asgjë dhe patronazhistët kanë ngelur të bëjnë shqiponjën me duar e të shohin ëndrra me sy hapur për vjedhje shumë intelektuale aty ku nuk ekziston asgjë.

800 ton mbetje nxorën Edi Ramën si plehrë

Të fundit