Flash News

Ditari i Opozitës

91 ditë poshtë shtëpisë së Berishës, Zhulali: Ja pse Edi Rama u zhduk sot

91 ditë poshtë shtëpisë së Berishës, Zhulali: Ja

Në ditën e 91 të tubimit në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejtorja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, tha se sot është një ditë e shënuar për Shqipërinë, pasi shënon 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Ajo tha se kjo është një nga arritjet më kuptimplote për Shqipërinë.

“Arratisja e Edi Ramës nga kjo ngjarje përforcon edhe më shumë kontrastin e thellë që qëndron mes aventurave politike të bandës në pushtet dhe PD-së, forcës politike që udhëhoqi këtë proces të jashtëzakonshëm”, tha Zhulali.

AJO ka renditur të gjitha reformat e ndërmarra nga Qeveria Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Po ashtu Zhulali tha se krahas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kemi bërë hapat më domethënës në integrimin në BE.

Të fundit