Flash News

Ditari i Opozitës

“92 bashki e 6 rajone”, zbardhet propozimi i grupit të Alibeajt për Reformën Territoriale

     
“92 bashki e 6 rajone”, zbardhet propozimi i grupit të Alibeajt
 

Zbardhet propozimi i grupit të deputetëve demokratë të rreshtuar me Enkelejd Alibeajn për Reformën Territoriale

Anëtarët e Komisionit të Reformës Territoriale dhe ekspertët e PD-së kanë bërë sot prezantimin e draftit, ku është propozuar një draft me 92 bashki dhe 6 rajone.

Mësohet se deputetët kanë bërë disa propozime shtesë dhe sugjerime për ndryshime të cilat pasi të rishikohen nga ekspertët, secili prej deputetëve deri javën e ardhshme do të finalizojnë draftin që do ti propozojë zyrtarisht Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Ndërkohë që nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

 

 

Të fundit