Flash News

Ditari i Opozitës

'95% e demokratëve më duan'/ Në takimin e Bashës, dominonin mediat, përkrahësit 'e braktisën'

'95% e demokratëve më duan'/ Në takimin e Bashës,

Në mbyllje të fjalës së tij, pas ceremonisë së përgatitur në përvjetorin e 31-të të themelimit të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pranuar të japë deklaratë për mediet. Kur deklaroi se '95% e demokratëve më duan', sot të pranishëm në takimin e Bashës, kanë qenë më shumë mediet dhe gazetarët respektivë që transmetonin live fjalimin e kryedemokratit.

Teksa largohej bashkë me deputetët dhe të pranishmit e tjerë, Basha për të shmangur pyetjet, ftoi gazetarët dhe mediet e pranishme, t'i bashkohen takimit në ambientet e selisë blu.

"Iu ftoj bashkë me mediet të na bashkoheni brenda", tha Basha para se të largohej.

Pak më parë. kryedemokrati deklaroi se misioni i tij për të ardhmen e Shqipërisë nuk do të pengohet nga asnjë komponent. Teksa komentoi zhvillimet e fundit në PD, Basha theksoi se përvjetori i këtij viti e gjeti partinë zemërthyer, duke iu premtuar demokratëve se do të qëndrojnë bashkë si një parti me vlera proamerikane.  

Të fundit