Flash News

Ditari i Opozitës

A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Ja si përgjigjet Berisha

A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Ja si

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet gjatë një konference me gazetarët nëse marrëveshja me Italinë do të dërgohet në Kushtetuese nga Partia Demokratike.

Berisha tha se për këtë do të vendosë grupi parlamentar demokrat.

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje. Dhe u shty diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje të veçantë. Do mblidhet vetë grupi dhe do vendoset si do gjykohet më e përshtatshme. Unë nuk do prononcohem publikisht përpara vendimit të grupit, Unë do ndjek diskutimet dhe do mbështes vendimin e grupit pa asnjë lloj ekuivoku”, tha ai.

Më herët, Berisha është shprehur kundër marrëveshjes, që parashikon ngritjen e një qendra pritjeje për refugjatët nga vendet e trata, në Gjadër të Lezhës.

Të fundit