Flash News

Ditari i Opozitës

A do futem në politikë?/ Argita Malltezi: Nuk do hezitoj të bëj atë që duhet

A do futem në politikë?/ Argita Malltezi: Nuk do hezitoj të

Argita Malltezi gjatë konferencës për shtyp me avokatët e Berishës e pyetur nëse do futet në politikë, ajo tha se nuk do hezitojë të bëjë atë që duhet bërë.

“Unë sot nuk kam asnjë dyshim për kapjen e sistemit të drejtësisë në të gjithë zinxhirin e saj. Për kapjen e Gjykatës së Lartë, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Por është detyrë e secilit prej nesh të besojmë dhe të shpresojmë për normalitetin.

Ne betejat i bëjmë dita-ditës. Kjo është një betejë për ta fituar.  Do fitojmë njëherë këtë betejë dhe nuk kam asnjë dyshim që do fitojmë, pavarësisht se cilat do jenë modalitetet dhe ulje-ngritjet që do kemi,” tha Malltezi.

“Unë nuk kam thënë në mënyrë kategorike jo ndonjëherë, kam thënë që politika nuk është në planet e mia të ardhshme. Unë mendoj se kontributi i gjithsecilit mund të jetë edhe pa u angazhuar në politikë, duke mbështetur kauza të caktuara. Kuptohet që unë jam një njeri i angazhuar politik për shkak të rrethanave familjare.

Për sa i përket rrethanave, unë nuk do të hezitoj të bëj atë që duhet të bëj,” theksoi Malltezi.

“Edi Rama dëshiron t’i marrë zgjedhjet pa luftuar. Sigurisht Edi Rama e di se tashmë ka përballë një opozitë të vërtetë. Iku koha kur opozita blihej në pazare të fshehta. Kjo është një betejë e vërtetë dhe Rama e ka të pamundur të përballet.

Koha do e tregojë nëse PD do ngrihet në vitalitetin e nevojshëm për të përballur këtë regjim që duhet shkulur me çdo mjet” deklaroi ajo.

Të fundit