Flash News

Ditari i Opozitës

A do i falni gjobat për maskat nëse vini në pushtet? Basha: Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet

A do i falni gjobat për maskat nëse vini në pushtet? Basha:

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar qeverinë shqiptare si gjobëvënëse pasi nuk ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u pyet nëse do t’i falë gjobat e qytetarëve që nuk i binden urdhrit për vendosjen e maskave. Ai tha se asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet.

“Rama s'ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë. Ai është vetëm një gjobëvënës.

Aq sa të luftohet covid me autoblinda, aq luftohet edhe me gjoba. Kjo është qeveri gjobvënëse, nuk ka alternativë për tu përballur, as pandeminë, as krizën ekonomike. Masat në shkelje të drejtave themelore të të drejtave të njeriut dhe ligjit nuk njihet nga ne dhe do të zhbëhet dhe ata që i kanë marrë këto masa do mbajnë përgjegjësi.

Ndaj i ka kapur paniku pasi e dinë fare mirë se cfarë i pret pas 25 prillit. Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet”, u shpreh Basha.

 

 

Të fundit