Flash News

Ditari i Opozitës

“A do i kërkosh falje Gonzatos?”, Berisha: Tha vetë se u martua me burrë

“A do i kërkosh falje Gonzatos?”, Berisha: Tha vetë se u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi jashtë Kuvendit se do t’i kërkonte ndjesë ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, nëse ky i fundit e kishte perceptuar si fyerje një nga deklaratat e tij të mëparshme gjatë fjalimeve sot ne Kuvend.

Berisha u shpreh se “të kërkosh falje është gjëja më e lehtë për t’u bërë”, duke shtuar se, sipas tij, ambasadori Gonzato kishte treguar më herët publikisht se pas martesës së parë ishte martuar me një burrë.

Sipas Berishës, deklarata e tij nuk kishte për qëllim të ishte fyese, por vetëm të përsëriste atë që kishte thënë vetë diplomati evropian.

“Nëse ai e ka interpretuar si fyerje, unë do të rishqyrtoj qëndrimin tim dhe do t’i kërkoj falje, megjithëse nuk e shoh si një ofendim,” përfundoi ai.

Të fundit