Flash News

Ditari i Opozitës

A do ia dorëzojë drejtimin e partisë Metës? Kryemadhi: Kostumi i LSI-së i rri shumë i ngushtë

A do ia dorëzojë drejtimin e partisë Metës? Kryemadhi:

Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e djeshme të rrëzojë Kuvendin duke lënë në detyrë presidentin Ilir Meta deri më 24 korrik.

Në një deklaratë për mediet, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se vendimin e Kushtetueses e priste në muajin mars, ndërsa shtoi se i dha fund thashethemeve të zedhënësave të kryeministrit Rama.

“Dëshirë do të kisha që Ilir Meta të kthehej në normalitetin e tij, në habitatin e tij në politikë. Megjithatë rasti i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse unë personalisht e prisja vendimin në mars, lëvizja e menjëhershme mendoj që i ka dhënë fund thashethemeve të zëdhënësave të Edi Ramës, që janë në opozitën e braves”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nëse Meta do t’i kthehet drejtimit të LSI-së pas përfundimit të mandatit, Kryemadhi tha “Unë e kam thënë, kostumi i LSI-së i rri shumë i ngushtë Ilir Metës tashmë, është më shumë se LSI”.

Të fundit