Flash News

Ditari i Opozitës

A do japë dorëheqjen pas humbjes? Berisha: Statuti nuk flet për farsë, por për zgjedhje

A do japë dorëheqjen pas humbjes? Berisha: Statuti nuk flet për

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse do japë dorëheqjen si kryetar i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News, Berisha u shpreh se statuti i PD-së është shumë në rregull dhe se statuti nuk flet për farsë por për zgjedhje.

BerishaSë pari statuti është shumë në rregull. Por statuti nuk flet për farsë por flet për zgjedhje.

Dhe tjetër janë zgjedhjet dhe tjetër është farsa.

Farsa është proces i shkatërrimit të procesit zgjedhor dhe i zëvendësimit të procesit zgjedhor me një proces në të cilin kurrë opozita nuk fiton.

Opozita në një farsë duhet të organizohet dhe ti rikthejë qytetarëve votën.

Ky është mision.

Të fundit