Flash News

Ditari i Opozitës

A do jenë zgjedhjet brenda PD-së të ndershme? Kadilli: Nuk jam Basha që të them m’i vodhën votat

A do jenë zgjedhjet brenda PD-së të ndershme? Kadilli: Nuk jam

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli është i pari i cili ka shpallur kandidaturën për të rivalizuar Lulzim Bashën për postin e kreut të Partisë Demokratike, zgjedhje që do të zhvillohen më 22 korrik.

Pasi foli për zgjedhjet e mëparshme me probleme brenda partisë, i pyetur nëse beson se a do të jetë këtë herë votimi i rregullt, Kadilli tha se nuk është Basha që ankohet për vjedhje zgjedhjesh?.

“Zgjedhjet kanë ndodhur dhe kanë ndodhur dhe me probleme. Por, unë nuk jam si Basha që them m’i vodhën zgjedhjet. Pres reflektimin e anëtarit, atij që është goditur më shumë, atyre që kanë vërtet nevojë të ndryshojnë PD-në” tha Kadilli në Top Talk.

Ai shton se nuk do të nxisë në asnjë moment përçarje në parti, as te ata që mbështesin kryetarin aktual, Lulzim Bashën: “Nuk kam qenë asnjëherë përçarës. Unë si kryetar, nuk do të zhgënjej asnjë anëtar të vetëm, e kam treguar në jetën time politike”.

Sipas tij, koncepti i tradhtarit, që Basha ka përmendur, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, nuk duhet të ekzistojë. “Nuk mund të ketë koncept të tradhtarit. Kultura e PD-së u morr peng. Kjo parti ka krijuar vlera, që duhen ruajtur”, thotë ai.

Të fundit