Flash News

Ditari i Opozitës

A do jesh kandidat për deputet? Salianji: Besoj se po, ‘kokat’ janë ekskluzivitet i Bashës

A do jesh kandidat për deputet? Salianji: Besoj se po, ‘kokat’

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet i bindur se do të jetë në listën e PD të kandidatëve për deputetë, ndonëse Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave e përjashtoi nga gara. 

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Salianji thotë se gjithsesi asgjë nuk është e sigurt pasi përfundimet vijnë nga vendimet kolegjiale.

I pyetur për “kokat” e listave, Salianji thotë se “Kokat e listave janë ekskluzivitet i kryetarit, pasi i mat peshën specifike të gjithsecilit”.  

Nga ana tjetër, analisti Arjan Çuri e pyet mos ndoshta ka ardhur koha që Salianji “t’i bjerë” Bashës, që të futet në listën e kandidatëve për deputetë të PD.

“ E ka treguar Basha që po i re, zbrazet. Mark Marku i ra, u fut i pari në Lezhë”, tha Arjan Çuri.

Ka njerëz të tjerë në PD që ajo që është e rëndësishme në politikë është që të jesh me shokët, me partinë, të mos i tradhtosh. Unë nuk hyj tek ata që tradhtoj. Fakti që dhe ju si pjesë e opinionit publik mendoni kështu, dmth që unë kam qenë mirë në performancën time politike”, u përgjigj Salianji.  

Ditari politik

Të fundit