Flash News

Ditari i Opozitës

A do jetë Berisha në grupin parlamentar të PD? Basha shmanget sërish: Nuk i shërben opinionit publik

A do jetë Berisha në grupin parlamentar të PD? Basha shmanget

Gjatë konferencës së sotme për media, kryetari i PD-së Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse a do të jetë Sali Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, duke i theksuar dhe qëndrimin që ka mbajtur PD për Tom Doshin.

Basha nuk dha një përgjigje konkrete, por iu shmang pyetjes duke thënë se nuk komenton asnjë çështje tjetër jashtë raportit të OSBE/ODIHR. Ai shtoi më tej se çdo shmangie e vëmendjes publike nga interesi, nuk i shërben opinionit publik.

"Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë se detyruam maxhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizmin të politikës, që është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Është kthyer në një problem edhe për ekonominë që po vuan pasoja të rënda të kriminalizimit në sektorë të veçantë të saj. Shteti është vënë nën funksion të një pakice. Beteja jonë për dekriminalizmin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë. Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në ço rast tjetër. Çdo shmangie e vëmendjes publike nga interesi, nuk i shërben opinionit publik", tha Basha.

Të fundit