Flash News

Ditari i Opozitës

A do jetë Meta pjesë e listës për deputet? Berisha: Do jetë në listat e fitores

A do jetë Meta pjesë e listës për deputet? Berisha: Do

Lideri i opozitës, Sali Berisha është pyetur nëse përbën problem renditja e Ilir Metës i cili ndodhet në qeli për të qënë pjesë e listës së opozitës për deputetë në zgjedhjet e 2025-ës.

Berisha tha në Syri tv  se Meta është një i burgosur politik pa një akuzë konkrete për të cilën ai gjendet në burg.

Sipas Berishës, Altin Dumani i ka shkuar me të gjithë dhunën në burg Kastriot Ismailit për t’i marrë një dëshmi për Ilir Metën dhe ai ka thënë s’kam gjë dhe duke i premtuar nxjerrjen menjëherë nga burgu.

Peka: A përbën problem për ju qenia e Ilir Metës në qeli për të qënë pjesë e listës?

Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe gjer sot nuk ka shqiptar që mund të tregojë një akuzë konkrete për të cilën ai gjendet në burg. I thuhet se kaloi një ligj për minierat në një kohë kur ai kishte gjithsej 19 deputetë dhe Edi Rama për atë ligj ka një fjalim apoteoz ndaj ligjit.

Këtë mund ta bëjnë vetëm mercenarët që s’kanë nder as moral si Dumani Kraja me shok, bastard edhe xhelatët e sigurimit nuk shkonin në këtë shkallë.

E arrestonin në atë mënyrë aq brutale hakmarrëse person në hetim për çfarë, për çfarë është? E akuzuan për Kastriot Ismalinin siç e kam akuzuar edhe unë, por cili njeri ka të drejtë ta akuzojë për Kastriot Ismailin kur në një kohë Altin Dumani i ka shkuar me të gjithë dhunën në burg për t’i marrë një dëshmi për Ilir Metën dhe ai ka thënë s’kam gjë dhe duke i premtuar nxjerrjen menjëherë nga burgu.

Nuk ka mëdyshje që ai do jetë në listat e fitores dhe të opozitës nqs partia e tij vjen në koalicion përndryshe jemi aleat.

 

 

 

Të fundit