Flash News

Ditari i Opozitës

A do kandidojë për deputet në 25 prill? Nishani: Jam në dispozicion të Bashës

A do kandidojë për deputet në 25 prill? Nishani: Jam në

Ish-presidenti Bujar Nishani është pyetur nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Duke folur në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Nishati tha se është në dispozicion të Bashës, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të kandidojë por se kjo do të varet nga lideri i PD.

"Që kur kam  ardhur këtu jam në dispozicion të Bashës", tha ai.

Nishani ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, duke treguar dhe kriteret ku është bazuar. 

"Metodologjia është përzgjedhur nga kriteret e bëra nga Këshilli kombëtar. Me kritere janë formularët e prezantimit të kandidatëve. Është vlerësuar formimi qytetar, shoqëror intelektual politik i secilit prej kandidatëve. Çfarë lidhjesh kontaktesh dhe relacionesh ka me zonën ku është propozuar. Më pas performanca e tij në ecurinë e tij . Arsimi i lartë dhe pasuniversitar. Karriera.

Një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre. Shqyrtohej pasuria që kanë deklaruar dhe burimi i kësaj pasurie. Raportet që kanë pasur me ligjin gjatë gjithë jetës së tyre. Kriter i rëndësishëm qëndrimet dhe relacionet që vinin nga strukturat  e PD. Padyshim që kemi shqyrtuar me një realizëm sa më afër. Ky ka qenë dhe kompleksi i kritereve", tha Nishani.

Të fundit