Flash News

Ditari i Opozitës

"A do t'i kërkosh falje Dumanit?"/ Ironizon Meta: Ky është kreu i SPAK, jo sozia e shpikur nga Berisha

"A do t'i kërkosh falje Dumanit?"/ Ironizon Meta: Ky

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka ironizuar sërish kreun e SPAK Altin Dumani. 

I pyetur nëse kishte reflektuar nga reagimet e ndërkombëtarëve të cilët i bënë thirrje për të mos ndikuar në punën e SPAK, Meta u përgjigj me ironi duke thënë se mund t’i kërkonte falje Dumanit nëse deklaratat e tij ishin bërë nga ndonjë ‘sozi’ e kreut të SPAK.

“Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për të diskretituar nga ai. Kalojmë të torollaku (për Ramën). Ilir Meta ka një durim tipik strategjik. Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha. Basha gënjen edhe për orën, kjo është provuar botërisht. Djegia e mandateve është një shërbim që ia ka bërë Basha Ramës, kjo është e vërtetuar. Ju kam thënë se Basha, me vetëdije të plotë i kapur nga Rama dhe Mcgonigalët e tij, që të linte bashkitë, është e vërtetuar. Është fakt publik që Meta për shkak të interesit publik, shtyhu zgjedhjet dhe datën e zgjedhjeve që vendosi Meta më pas, e caktoi vetë Lulzim Basha, më 10 tetor.”, tha ai.

Të fundit