Flash News

Ditari i Opozitës

A do ketë trazira më 6 dhjetor? Berisha: Nëse Rama kërkon përballje, mund t’ia rezervojmë kur të dojë

A do ketë trazira më 6 dhjetor? Berisha: Nëse Rama kërkon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet se si do të veprojë opozita nëse policia nuk e lejon protestën e 6 dhjetorit. Ai tha se opozita do zbatojë Kushtetutën, që nuk e ndalon të protestojë, ndërsa shtoi se nëse Edi Rama kërkon përballje, PD është e gatshme, por jo ditën e samitit.

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati u shpreh se populli po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Kryeministrit Edi Rama.

“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë.

Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura, do marrë mësimet e duhura”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit