Flash News

Ditari i Opozitës

A do krijojë Berisha grup të ri parlamentar? Spaho tregon lëvizjen e radhës

A do krijojë Berisha grup të ri parlamentar? Spaho tregon

Edmond Spaho, deputeti i përjashtuar nga Kryesia e PD-së, ka dhënë detaje nga lëvizja e radhës që do të ndërmarrë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, pas aksionit të fundit më 8 janar.

Në një intervistë port studion e “Breaking”, Spaho ka hedhur poshtë mundësinë për krijimin e një grupi të ri parlamentar apo e një partie të ri, duke theksuar mundësinë krijimit të një force të re opozitare.

"Nuk kemi ndërmend as të krijojmë as grup parlamentar asgjë, e as parti të re. Do të punojmë të krijojmë një lëvizje të re opozite. Edhe godinën e PD e blindoi ia kaloi si institucion qeveritar Edi Ramës. Çfarë lideri opozite është ai", tha Spaho.

Nëse do të rikthehen apo jo në selinë blu, Spaho u shpreh se ky do të jetë një vendim që do të merret nga vullneti i demokratëve.

"Ai do të jetë vullneti i demokratëve dhe do të përdoren të gjitha forcat paqësore, godina nuk është as Lul Bashës dhe Sali Berishës, është e demokratëve, e aq më tepër ta kthejë në një fortesë të blinduar. Keni parë ju seli të blindohet, një seli opozite", tha Spaho.

 

Të fundit