Flash News

Ditari i Opozitës

A do largoheni nga PD nëse humbni në 25 prill? Basha: Këto zgjedhje nuk do jenë të zakonshme

A do largoheni nga PD nëse humbni në 25 prill? Basha: Këto

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë të zakonshme.

“25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik. Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake. Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t'i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama.

Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj”, thotë Basha në ‘Opinion’.

I pyetur se kush do jetë kryeministër në rast se fiton koalicioni i së djathtës, Basha thotë se “Padyshim unë jam kandidati i opozitës për Kryeministër. Ky është një vendim i shpallur tashmë, që vjen jo vetëm si vendim i koalicionit, por edhe si shprehje e vullnetit të kryetarëve. Ne kemi matje të qarta në terren që ka një preferencë të qartë, që unë si kryetar i partisë sot dhe nesër si kryeministër,  të marr përsipër barrën e  qeverisjes së vendit”.

Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?, u pyet Basha, i cili u përgjigj se “Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Koalicioni ynë ka marrë një vendim që këtë shumicë shqiptarësh që kërkojnë ndryshim ta shndërrojmë në një fitore të thellë”.

Të fundit