Flash News

Ditari i Opozitës

A do e nderoni familjen Berisha me një kandidaturë në listat e PD? Basha i përgjigjet Baton Haxhiut

A do e nderoni familjen Berisha me një kandidaturë në listat e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në ‘Opinion’ nëse do e nderonte familjen Berisha me një kandidaturë në listat e zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha, duke iu përgjigjur analistit Baton Haxhiu, tha se nuk bën nderime familjesh

“Unë  nuk merrem me nderime familjesh, nuk është detyra ime. Me stazhin politik që kam nuk e shoh të përshtatshme. Nuk po them që jam engjëll edhe unë kam bërë gabime, ka vend për të reflektuar.

Padiskutim që Edi Rama po kërkon të zhvendos vëmendjen nga kandidati për kryeministër që jam unë tek dy nga njerëzit që ka patur edhe betejat e tij politike, Presidentin aktual të Republikës edhe zotin Berisha”, tha Basha.

Të fundit