Flash News

Ditari i Opozitës

A do ndryshojë opozita strategji? Berisha thirrje për mobilizim: Të bëhemi bashkë kundër armikut

A do ndryshojë opozita strategji? Berisha thirrje për mobilizim:

Kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar një thirrje të fortë për bashkimin e të gjitha forcave opozitare, shoqërisë civile, intelektualëve dhe studentëve për rrëzimin e qeverisë, të cilën e cilësoi si “armikun e egër të qenies shqiptare”.

Duke iu përgjigjur një qytetari që pyeti nëse do të ketë një ndryshim strategjie, siç mund të ishte vendosja e një çadre të përhershme në shesh, Berisha deklaroi se çdo variant do të studiohet, por theksoi se opozita nuk do të heqë dorë kurrë nga protestat.

Berisha iu drejtua shoqërisë civile, intelektualëve dhe studentëve për t'u bashkuar me lëvizjen protestuese.

Berisha: Çdo variant do studiohet. Ne nga protesta s'heqim dorë kurrë dhe nuk ndalohemi. Ne do bëjmë gjithçka për t'u bashkuar me forcat e tjera politike opozitare dhe unë prapë sot u bëj thirrje atyre. Është koha të veprojmë së bashku kundër një armiku, kundër një armiku të egër të qenies shqiptare. I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohet me ne. Ju bëj thirrje intelektualëve, dilni nga konformizmi juaj se shkatërrimtar. Duhet t'i dilni zot vendit tuaj, i cili po shkatërrohet. Në universitetet sot ju, ju them unë, nuk keni lirinë akademike as atë liri që kemi patur ne në diktaturën më staliniste. Dhe këtë jua them me fakte, me fakte dhe vetëm me fakte. Ju bëj thirrje studentëve. Paguani sot në vendin më të varfër, me prindërit me rrogat më të ulëta, tarifat më të larta në Evropë, përveç Britanisë së Madhe dhe Mbretërisë së Hollandës. Paguani tarifa tre-katër herë më të larta se austriakët, gjermanët dhe dhe studentët në vendet e tjera. Mos pranoni këtë shfrytëzim që ju bëhet, këtë përçmim që ju bëhet, këtë kufizim që ju bëhet.

Të fundit