Flash News

Ditari i Opozitës

A do rikthehej në krye të PD-së? Berisha: Këto rrethana të detyrojnë të zgjohesh nga varri

A do rikthehej në krye të PD-së? Berisha: Këto rrethana

“Si asnjëherë tjetër jemi në një moment de facto të asgjësimit të pluralizmit. PD ka një njeri që vendos pa pyetur asnjë forum, asnjë parim, asnjë nen e statut. I cili thotë se asnjë forum nuk mblidhet pavarësisht firmave. Kjo do të thotë se pluralizëm politik nuk ka , pasi shtylla kryesore që është opozita nuk ka forume statut anëtarësi, por ka një njeri që thotë nuk pyes për forume anëtar, ligje të partisë. Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Rama duke kapur për fyti pengun e tij ka asgjësuar pluralizmin Ndaj kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit. A mund të imagjinohet një parti që përfaqësoi me gjithë problemet që kishte lideri, që s’ishte lider të thotë se nuk ka statut, forume, anëtarësi. Ky është asgjësim. Ne jemi këtu për t’i treguar vendin Edi Ramës që do të zhdukë pluralizmin me pengmarrje dhe pengjeve të tij. Unë iu garantoj se në qëndrimin tim nuk ka pasur asnjë shkak të vendimit të largimit tim pa kthim. Në çdo dalje largimi është pa kthim. Nëse unë imagjinoja të kthehesha duhet të vija me projekt. Kisha vendosur mos kthehesha kurrë, por rrethana të tilla të detyrojnë të zgjohesh edhe nga varri. Me shumë të drejtë secili pyet e ka për vete. Unë them jo,” deklaroi Berisha.

Të fundit