Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi: Basha nuk ka thënë nuk do ketë një Kuvend Kombëtar

Gazment Bardhi: Basha nuk ka thënë nuk do ketë një Kuvend

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është pyetur nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thërritur nga Sali Berisha.

Në një intervistë në A2, Bardhi u përgjigj me diplomaci duke u shprehur se kryetari ka thënë se nuk do të lejojë një Kuvend ku diskutohen vendimet e qeverisë amerikane.

Bardhi u shpreh se ende nuk ka një kërkesë për mbledhjen e Kuvendit dhe se për një vendim të tillë duhet mendimi i kryesisë së PD.

Ajo që ka thënë zoti Basha, për të mos u keqkuptuar, është që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane. Kuvend Kombëtar Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë sa herë që të ketë çështje statutore për të diskutuar. Pra nuk bëhet fjalë këtu për shkrirjen e Kuvendit Kombëtar.

Nuk dua të flas në paradhënie për këtë çështje. Deri në momentin që flasim, si sekretar i përgjithshëm, nuk kam administruar asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit Kombëtar. Cilido që kërkon mbledhjen e organeve të partisë duhet t’i drejtohet sekretarit të partisë, i cili ndjek hapat e nevojshme. Në rastin e Kuvendit Kombëtar do të duhet të ketë një vendim të kryesisë së partisë”, tha Bardhi.

Të fundit