Flash News

Ditari i Opozitës

A do ta marrë drejtimin e PD-së? Bylykbashi: Nuk ka kurrë në politikë

A do ta marrë drejtimin e PD-së? Bylykbashi: Nuk ka kurrë në

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi nuk i ka mohuar aspiratat e tij për të marrë drejtimin e Peartisë Demokratike, megjithëse shprehet se ky nuk është një objektiv i tij.

I ftuar në studion e ‘Log’ në ABC News, Bylykbashi u shpreh se ka shumë figura të cilat janë të gatshme të marrin drejtimin e PD-së, por sot në një situatë delikate ku është partia, deputeti theksoi me rëndësi zgjidhjen.

“Ti lemë këto gjëra për momentin. Kurrë nuk ka kurrë në politikë. Por nuk është objektivi im ky. Kemi hyrë në këtë betejë për të kthyer timonin se po shkon shumë keq. Berisha nuk do zgjedh më duke thënë ky është pasuesi im. Duhet të ketë zgjedhje. Ajo që po bëjmë ne më të gjithë përplasjet do ketë ndikim dhe tek të tjerat edhe tek PS. Ne vendosim standard. Sot ka shumë figura dhe maturinë. Ka persona që janë të gatshëm për të marrë drejtimin e PD-së. Janë prerje të ndryshme nga njëri tjetri”, tha Bylykbashi. 

Të fundit