Flash News

Ditari i Opozitës

A do ta vizitoj Metën në burg? Ja si përgjigjet Kryemadhi

A do ta vizitoj Metën në burg? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Deputetja e partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, që ndodhet me masën “detyrim paraqitjeje” nga SPAK, doli sot në një konferencë për shtyp para mediave.

Ajo akuzoi qeverinë dhe Ramën se ka marrë kontrollin e drejtësisë dhe denoncoi se gjatë rrëmbimit të Ilir Metës ai është goditur në kokë me grusht nga një prej policëve.

 Ajo e ka cilësuar efektivin si një “motherfucker”. Gjithashtu deklaroi se do e respektonte masën e vendosur 'detyrim paraqitjeje'.

E pyetur nëse do e takoj Metën në burg, ajo ka thënë se prej 7 muajsh nuk ka asnjë komunikim me Metën.

Edhe nëse do dua unë ta takoj tha Kryemadhi, Meta nuk do pranonte.

Prej 7 muaj zero, me përjashtim kur me ka ardhur padia për divorc, s’kam më komunikim me të. Për këtë çështje do punojmë të ndarë, për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta, unë di të them masa e arrestit për metën është masë arresti që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin.

Duke pasur parasysh që për gjëra të cilat ata dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Metës që s’kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai.”

Të fundit