Flash News

Ditari i Opozitës

A do takohet me Sali Berishën? Si përgjigjet Meta pas ndryshimeve të emrit dhe drejtuesve të LSI

A do takohet me Sali Berishën? Si përgjigjet Meta pas ndryshimeve

Në përfundim të Konventës Kombëtare ku u vendos ndryshimi i emrit të LSI në “Partia e Lirisë” dhe solli rikthimin e Ilir Metës në krye të partisë, ky i fundit është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë tanimë një takim me kreun e PD, Sali Berisha.

Meta nuk dha një përgjigje konkrete por tha se sot nis puna për të përmbyllur konventën e ardhshme, ku ai u emërua drejtues i Komitetit Organizator për drejtimin e partisë.

“LSI e kreu misionin e saj. Tani është liria dhe referendumi që do qëndrojë si shpata mbi këtë klasë politike për të çuar para procesin e integrimit.

Nga sot nis puna. Çdo ditë pa ndërprerje. Në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme që do të jetë një mesazh i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve dhe intelektualëve në mbrojtje të atdheut të tyre”, u shpreh Meta.

Të fundit