Flash News

Ditari i Opozitës

A do të angazhoheni në politikë? Argita Malltezi s'e mohon: Çështje që do gjejë zgjidhje rrugës

A do të angazhoheni në politikë? Argita Malltezi s'e mohon:

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD, Sali Berisha thotë se është 100% e angazhuar me aksionin opozitar.

Në një intervistë në MCN ajo pyetet edhe nëse do të shohim prej saj më shumë angazhim politik. Malltezi nuk e mohon, por shton se kjo është çeshtje qe do gjeje zgjidhje rrugës. 

"Jam e angazhuar ne aksionin aktual politik. Berisha ka rolin e tij, nuk është normale që dy anetarë të një familje të kenë aktivizëm të spikatur në të njëjtën kohë. Kjo është çeshtje qe do gjeje zgjidhje rrugës", tha Malltezi. 

Sa i përket kërkesës së opozitës për një qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve, Malltezi tha se është plotësisht e arritshme nëse e kërkon me insistim opozita.

Malltezi thotë se hapi i radhës është Gjykata Kushtetuese, ndërsa akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka se përdoret si instrument për të sulmuar opozitën.

Vajza e ish-kryeministrit Berisha ka marrë pjesë në 7 protestat e zhvilluar nga opozita para bashkisë së Tiranës kundër Erjon Veliajt.

 

Të fundit