Flash News

Ditari i Opozitës

A do të ankimojë PD në ‘Kushtetuese’ procedurat për presidentin? Boçi: Begaj si ushtarak në zyrën e Ramës

A do të ankimojë PD në ‘Kushtetuese’ procedurat

Nënkryetari i PD-së, Luaçiano Boçi thotë se të gjitha procedurat për zgjedhjen e Bajram Begajt si president kanë qenë anti-kushtetuese.

Në një intervistë për Fax News, ai u pyet lidhur me mundësinë e një ankimimi të këtij vendimi në gjykatën Kushtetuese, por Boçi u shpreh se një veprim i tillë ishte i kotë pasi nuk besonte se kryeministri Edi Rama do të kishte ndonjë reflektim dhe do të përdorte çështjen për të hequr vëmendjen nga problemet e qytetarëve.

BoçiAnkimimi i procedurave anti-kushtetuese nuk besoj se sjellin gjë, nuk prodhojnë ndonjë gjë të re në ambientin politik shqiptar. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura, Rama ka kapur edhe institucionin e fundit.

Të thuash që ne kemi besim se po e ankimuam në gjykatë Kushtetuese, Rama do reflektojë për këtë mënyrë për zgjedhjen e presidentit, nuk kemi asnjë lloj shprese të tillë. Nuk mund t’i hapim Ramës një tjetër kanal zhurme për të hequr vëmendjen nga problemet aktuale të qytetarëve shqiptarë. Kandidatura e Begajt bie automatikisht sepse ai u paraqit si ushtarak në zyrën e Ramës. Më parë duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe më pas të pranonte kandidimin.

Të fundit