Flash News

Ditari i Opozitës

A do të futet PD në zgjedhje edhe pa qeveri teknike? Përgjigjet Topalli

A do të futet PD në zgjedhje edhe pa qeveri teknike? Përgjigjet

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli është shprehur me bindje të plotë se nuk mund të ndodhë kurrë që PD të bojkotojë zgjedhjet edhe nëse qeveria teknike nuk realizohet.

"Qeveria teknike është garancia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ndodhë kurrë që të bojkotohen zgjedhjet", tha Topalli në Klan News. 

Topalli është shprehur se ka një rritje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale për të cilën ka thënë se shkon nga skandali në skandal. 

" Ka një rritje të dukshme të pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale që shkon nga skandali në skandal. Një mundësi është që diaspora si një fuqi e madh elektorale që mund të bëhet nëse ajo mobilizohet dhe organizohet dhe bindet sepse ajo është më e lirë se administrata e shtetit. Nuk pranon presionin, ajo nuk do që kombi i vet të zhduket. Thelbësore që të ndalim largimin e të rinjve që është e lartë. Një dramë dhe një alarm që ata që mendojnë realisht dhe seriozisht, dinë ta vlerësojnë", tha ajo. 

Të fundit