Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do të hapë një kapitull i ri?"/ Fati politik i opozitës, ndarja e Bashës nga Berisha

Zgjedhja e Lulzim Bashës për të tretën herë, kryetar i PD, partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, shtron pyetjen: A do të ringrihet PD për të luajtur rolin e saj kundrejt qeverisë së PS-së, që fitoi mandatin e tretë?
Vetë Basha e ka premtuar këtë pak orë pas shpalljes zyrtare të fitores së tij në fillim të kësaj jave, (14.06), përballë tre kandidatëve të tjerë në garë, kur deklaroi që "zgjedhjet për kryetar të PD-së ishin një proces demokratik që e ngre partinë në lartësinë e emrit dhe historisë”.
Historia: A do të hapë Basha një kapitull i ri?
Historia e PD-së është me dritë dhe hije. Ajo do të mbetet në histori si partia e parë opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh regjimi komunist dhe ndalimi të pluralizmit politik. Por historinë e saj të deritanishme e errësojnë ngjarje të rënda si lejimi i skemave piramidale, shembja e shtetit dhe shuarja e vendit në vitin 1997 në prag të luftës civile, skandali i Gërdecit në vitin 2008, vrasja e katër protestuesve të paarmatosur në protestën e socialistëve opozitarë në janar 2011.
Lulzim Bashës i duhet të hapë një kapitull të ri dhe të shkëputet me vendosmëri nga hijet e historisë. Pas tri humbjesh rradhazi dhe akuzave brenda PD-së për "gabime të rënda në vizionin politik të aksionit opozitar”, Lulzim Bashës i duhet të rikonceptojë PD-në dhe strategjinë e saj.
Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, thotë për DW se "nuk bëhet fjalë për një ringritje të shpejtë, pasi kryesimi i PD-së nga Basha, momentalisht nuk është një faktor premtues për shkak të mossukseseve të tij të përsëritura dhe hendekut të thellë mes atyre që premton dhe atyre që arrin.” "PD-së i duhet një lidership kurajoz që vizionin e ka përtej gjendjes së saj aktuale dhe trashëgimisë politike. Ajo duhet të rikthehet fuqimisht me aksione politike energjike në institucione përballë një shumice parlamentare sfidante, por edhe me shëndet të tepërt nga qeverisja në tre mandate”, thotë ai për DW.

Parashikimet për ringritjen e PD-së nga Basha, derisa të ketë sinjale që kjo vërtet po ndodh, karakterizohen nga skepticizmi. "Shanset që opozita të ndryshojë nën drejtimin e Bashës janë të pakta. Pas zgjedhjeve, PD deklaroi që nuk e njeh rezultatin e tyre, por do hyjë ne Kuvend. Gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit, ky qëndrim ndryshoi. PD-ja do të marrë më vonë një vendim në lidhje me Parlamentin.
Kjo tregon qartë se Lulzim Basha nuk ka ndryshuar dhe opozita e tij pritet të mos ndryshojë. Mendoj që do të jetë po ajo opozitë që shkon nga ekstremi në normalitet me lehtësi të pabesueshme, pa shpjeguar asgjë dhe pa i dhënë llogari askujt. Basha ka mundësi ta ngrejë PD-në, nëse arrin arrin të veprojë ndryshe nga Basha i deritanishëm”, thotë për DW, Enton Abilekaj, gazetar, Drejtor i Portalit, Dosja.al.
A është Basha një lider i së resë?
Kur regjimi komunist u rrëzua Lulzim Basha ishte 16 vjeç. gjimnazist në Tiranë. Pa të kaluar komuniste, i ri dhe i arsimuar në Perëndim, me shpresa të mëdha për të qenë një lider i së resë. "Vërtet nuk i përket së vjetrës por ai nuk përballet me të, që t'i përkasë së resë.Ai është si një ekuilibrues i së resë që kërkon hapësirë dhe së vjetrës që nuk e lëshon,” thotë për DW, Enton Abilekaj. Analisti Çipa e krahason pozitën e tij me atë të pengmbajtjes. "Mbahet peng prej kundërshtarësh të fuqishëm politik si qeverisës ashtu edhe vektorë të tjerë të spektrit partiak opozitar. Këta të fundit do të shfaqen ndofta edhe më dukshëm në muajin shtator dhe tetor të këtij viti, kur të konstituohet parlamenti, qeveria dhe të kemi akte të reja konstitucionale”, thotë për DW Aleksandër Çipa.
Fjala është për vendimin e Gjykatës Kushteuese lidhur me votimin pro të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nëse kjo gjykatë e miraton vendimin e Parlamentit dhe shkarkon presidentin Meta, ka gjasa që ai të marrë në dorë drejtimin e partisë,”Lëvizja Socialiste për Integrim, aleate e PD-së në përpjekjet për rrëzimin e qeverisë Rama.
Fati politik i opozitës - ndarja e Bashës nga Berisha
Lulzim Basha erdhi në krye të PD-së, kur lideri historik i saj, Sali Berisha dha dorëheqjen, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare më 2013. Në tetë vitet e deritanishme të PD-së në opozitë, Basha është perceptuar si një lider nën hijen e atit të tij politik, Berishës. "Ky perceptim do të qendrojë përsa kohë Lulzim Basha do të vazhdojë të kujdeset që Berisha të mos preket apo të mos zemërohet nga vendimet e tij, derisa Basha të vazhdojë të sillet si administrator i pronës së Berishës dhe jo si lider i një partie të të gjithëve.
Mendoj që Berisha nuk ka pasur ndikim të madh në vendimmarrjen e PD-së, por qëndrimet e Bashës, me sytë nga Berisha, frika e Bashës për prishjen e humorit të tij, kanë krijuar perceptimin se pas tij është ish-kryetari historik i PD-së,” thotë për DW, Enton Abilekaj. Aleksandër Çipa e sheh suksesin e Bashës në ringritjen e PD-së me "çlirimin e tij një orë e më parë nga lideri i saj historik, Berisha”."Kjo është një çështje serioze.
Berisha ka së fundi një protagonizëm të rikthyer për hall vetiak. Pas aktit zyrtar të shpalljes "person i padëshëruar” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, Berisha ka bërë deklarime për rikthim në krye të PD-së. Kjo është shtim i hijes së tij mbi kryet e kryetarit zyrtar të PD-së, Bashës. Berisha mund të bëhet një pengesë serioze për Bashën, përmes ndërhyrjes së dukshme dhe të padukshme në punët e familjes politike si dhe grupeve brenda PD-së, thekson Çipa për DW.

Shtatori muaji i zhvillimeve potenciale
Pakënaqësia brenda PD-së ndaj Bashës, fraksionet dhe grupimet brenda saj dhe vendosmëria e tyre për të vazhduar betejën politike kundër tij, parathonë një vjeshtë jo të qetë për PD-në. "Do të ketë zhvillime në vjeshtë që do të përcaktohen edhe nga pozita dhe gjendja që do të bartë apo do të ketë zoti Berisha pas muajve të parë të mbledhjes së Parlamentit të ri dhe krijimit të qeverisë së re.
Problemet e brendshme të PD-së janë shtuar pas zgjedhjeve të kryetarit”, thotë Aleksandër Çipa. Problemet e shtuara parathonë edhe zhvillime të reja potenciale për zgjidhjen e tyre. "Zhvillimet brenda PD-së janë në të mirën e vetë kësaj partie, opozitarizmit dhe shoqërisë. Opozita ka nevojë për një përgjigje të re ndaj qeverisjes së pakontrolluar të Edi Ramës që po shndërrohet në një regjim autokratik. Nëse PD nuk do jetë përgjigja, atëherë do të gjendet një mjet tjetër, një forcë e re ose një aleancë e re", thekson për DW, Enton Abilekaj./Analizë nga DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38