Flash News

Ditari i Opozitës

A do të hyjë në politikë? Malltezi: Dëm i madh të mos angazhohesh në jetën publike

A do të hyjë në politikë? Malltezi: Dëm i madh të

Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës Sali Berisha, tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë të futej në politikë.

E ftuar në Euronews Albania, Malltezi u shpreh se është dëm i madh të mos futesh në politikë, por shtoi se nuk ka planifikuar diçka për angazhimin e saj në publik.

“Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani. Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”, tha Malltezi.

Të fundit