Flash News

Ditari i Opozitës

A do të hyjë PD në zgjedhje pa qeveri teknike? Boçi: Nuk jemi shprehur për bojkot të zgjedhjeve

A do të hyjë PD në zgjedhje pa qeveri teknike? Boçi: Nuk

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka folur pas protestës së opozitës.

Boçi tha për studion e “Opinion” se beteja do të vazhdojë derisa të marrin qeverinë teknike. Boçi theksoi se PD nuk është shprehur për bojkot të zgjedhjeve.

“Ne do vazhdojmë betejën tonë me bindjen që do marrim qeverinë teknike. PD nuk është shprehur për bojkot të proceseve zgjedhore, por kjo nuk do të thotë që po të jap përgjigjen që ti do, jo se do ti, ti je gazetar dhe normal do. Përgjigja ime është do bëjmë aksionin tonë të mosbindjes civile për të arritur te qeveria teknike. Unë kur e kam bindje këtë dhe duke parë progresionin e akteve të mosbindjes civile nuk mund të them që prashikoj që mosbindja do dështojë. Jam shumë i bindur që do të ketë sukses”, deklaroi Boçi.

Të fundit