Flash News

Ditari i Opozitës

A do të hyjë PD në zgjedhje pas shkeljes së 5 qershorit? Basha: S'ka formulë ta ndalë ndryshimin!

A do të hyjë PD në zgjedhje pas shkeljes së 5 qershorit?
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

“Nuk ka formulë ta ndalë ndryshimin, kur e duan 90% e shqiptarëve”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pyetjes së nëse do të hynte në zgjedhje pas shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit. Kryedemokrati theksoi se me deklaratat e tij Rama ka si qëllim t’ju shmanget fakteve që PD-ja nxjerr çdo ditë.

“Të merrem me gojën e tij të shthurur është pikërisht ajo që do ai, është tentativë për të hequr dorë nga faktet, milionat e vjedhura ditë përditë, testimet nuk qenkan përgjegjësi e tij? Ky që del 24 orë në ditë për gjënë më të vogël për përhapjen e virusit, a ka njeri që e beson këtë?

Ky njeri gjatë kësaj jave ka thënë lloj- lloj gjërash për të hequr vëmendjen nga problemet reale. Ju këkroj si shoqëri: Mos e lejoni të na hedhë hi syve, të na e shesë sapunin për djathë!", tha Basha.

Sipas Bashës, një gjë është e sigurt, “pas 25 prillit Rama nuk do të mund t’i mashtrojë shqiptarët”.

“Nuk ka formulë ta ndalë ndryshimin, e duan 90% e shqiptarëve, do bëjmë gjithçka që ndryshimi të vijë me koston më të ulët, por që ai të mos tallet me shqiptarët. Hakun do ta marrë, mirë do ishte ta merrte me votë. Më 25 prill nis një ndryshim për të gjithë njerëzit. Se si, qysh, tek është në dorën tonë dhe të atyre që e duan ndryshimin. Ai duhet të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë, por hakun do ta marrë me çfardollojë mënyrë. Skenarin do ua detyrojë ai shqiptarëve . S’ka më mundësi zgjedhjeje ai që iu thotë shqiptarëve: ti do kurohesh, ti jo”, tha Basha.

Të fundit