Flash News

Ditari i Opozitës

A do të japë dorëheqjen? Basha: I gatshëm të nxjerr PD-në nga trauma e 6 marsit

A do të japë dorëheqjen? Basha: I gatshëm të nxjerr

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur sot pas seancës plenare në parlament, nëse do të pranojë të japë dorëheqjen pas humbjeve të zgjedhjeve të pjesshme më 6 mars.

Kreu i opozitës refuzoi t’i përgjigjej pyetjes, duke u shprehur se është i gatshëm për dialog të hapur dhe duke theksuar se kauza aktuale është forcimi dhe ringritja e partisë.

"Do ta bëjmë me një dialog të hapur me njëri tjetrin dhe votuesit tanë që përfundimit ti japë një goditje përfundimtare kësaj keqqeverisje. Kemi një ditë tjetër rekord të çmimit të naftës. Garantoj shqiptarët se ne nuk do ta lëmë me votimin kundra të PS, nuk do ta lëmë thjesht me depozitimin e kallëzimeve në SPAK. Hetimin dhe vënien para përgjegjësisë jo të një apo dy personave dhe të rikthimit të këtyre parave të qytetarët shqiptarë. Ato janë para e shqiptarëve, dhe ajo maskaradë aty brenda nuk mund të fshehë. Një njeri ka vendosur ta trajtojë Shqipërinë si çiflig, Të bëhemi bashkë në këto beteja pavarësisht se kemi diferenca mendimi. Bëhet fjalë për vogëlushët shqiptarë. Kauza është forcimi dhe ringritja e PD, kushdo që mendon se mund të më bëje presion mua dhe demokratëve për të na hequr nga kauza, nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron PD. Ne kemi nisur një proces që do ta vazhdojmë në mënyrë që vendimet të merren në favor të Partisë Demokratike”, tha Basha.

I pyetur nëse i gatshëm për një treyzë bashkimi me Komisionin e Rithemelimit, Basha tha “unë do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars. Unë kam qenë i gatshëm të bëj gjithçka.”

Të fundit