Flash News

Ditari i Opozitës

A do të ketë arrestime brenda Komisionit të Rithemelimit? Si përgjigjet Berisha

A do të ketë arrestime brenda Komisionit të Rithemelimit? Si

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në konferencën që mbajti për mediat, mbi lajmet që kanë qarkulluar se mund të ketë arrestime brenda Komisionit të Rithemelimit.

Sipas Berishës, “këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor”.

Ish-kryeministri shtoi se Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, duke theksuar se tashmë po shfrytëzon “pengjet”.

“Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, ai përpiqet tani ta shfrytëozjë ata pengjet e tij, se si e si, ju jeni dëshmitarë vet, unë s’do doja t’i thoja këto sot por nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen doli platforma që kreu i PD të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do ishte kjo për Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit