Flash News

Ditari i Opozitës

A do të përfundojë PD në gjykatë? Alibeaj: “Foltorja” nuk ka asnjë shans, do të rrëzoheshin të gjitha vendimet

A do të përfundojë PD në gjykatë? Alibeaj:

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj është pyetur nëse PD do të përfundojë në gjykatë.

Në një intervistë për A2 CNN, Alibeaj u shpreh se ‘Foltorja’ e ish kryeministrit Berisha nuk ka asnjë mundësi pasi vendimet nuk janë marrë sipas ligjit.

Sipas ligjit, janë vendimet që merren në rrugë zyrtare dhe procedurale. Ka vetëm një vulë dhe vetëm një sigël. Ka vetëm një autoritet, i cili jep autorizimin për ndryshimet eventuale në statutin e PD dhe ky është sekretari i partisë. Mund të bëjë edhe unë kërkesa, por gjëja e parë që duhet të shohë ligji është: A kanë ato në fund, i autorizuar nga sekretari i partisë.

Më 11 dhjetor, ka pasur 7 vendimmarrje të pretenduara. U ndryshua statuti, u shkarkua kryesia, këshilli kombëtar, kryetarët e degëve, e fundit fare ishte shkarkimi i zotit Basha, e cila u bë me kuti, ky ishte pretendimi në fakt edhe pse u pa edhe në media që nuk ndodhi kështu. Nga këto vendime ku u shkri e gjithë partia, si matet shumica?

Ky grup nismëtar prej 5 personash, ka përdorur fatkeqësisht vula dhe firma të falsifikuara për të cilët ka edhe një kallëzim, si do të verifikohen këto firma me sy?

Sipas ligjit, në këtë rast, kur vijnë kërkesa nga duar të paautorizuara ato refuzohen, por jo vetëm kaq, personi që bën kërkesë abuzive gjobitet”, tha Alibeaj.

Të fundit