Flash News

Ditari i Opozitës

A do të rikthehej në PD nëse largohet Basha? Si përgjigjet Topalli

A do të rikthehej në PD nëse largohet Basha? Si përgjigjet

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka thënë se nuk është larguar asnjëherë nga PD, por se dikur ka deklaruar se do të rikthehej në PD vetëm nëse largohej Lulzim Basha.

Në studion e “Të Paekspozuarit”, Topalli u shpreh se tashmë Basha është i larguar dhe se personalisht ajo nuk ka ndryshuar mendim, çka la të kuptohet se mund të rikthehet me largimin e Bashës.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: A do të riktheheni në PD?

Jozefina Topalli: Kam bërë një deklaratë kur më sulmonin të gjithë. Kam thënë kthehem në PD kur të ikë Basha. Në atë kohë unë isha tradhtare, grupi armiqësor i parë. Kështuqë unë aty jam, ajo kam qenë gjithmonë. Nuk kam ikur nga PD, të tjerët kanë ikur nga parimet e PD.

Ylli Rakipi: Po sikur të rrijë Basha si deputet aty?

Jozefina Topalli: Ai faktikisht është i larguar. Unë nuk kam ndryshuar ndonjëherë.

Të fundit