
A do të sakrifikoheshit për idealin e PD-së? Berisha: Ka përpjekje për të stisur një përballje
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse do të sakrifikohej për idealin e PD-së dhe ka deklaruar se ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit. Ai ka theksuar se mbron votën e lirë, duke shtuar se ata që janë përfshirë në këtë stisje do u lërë blofin në dorë.
“S’po mbroj asgjë tjetër përveç votës së lirë. E vërteta është që ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, tha Berisha.
Këtë deklaratë ish-kryeministri e bëri nga Elbasani, ku mori pjesë ne festimet për Ditën e Verës. Ai tha se në këtë fillim pranvere, mesazhi më i mirë është ai i bashkimit të demokratëve.
“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj. Absolutisht, mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të tyre të lirisë”, u shpreh Berisha.
Ky i fundit uroi shqiptarët, ndërsa një mesazh përcolli edhe për qytetarët që këto ditë kanë mbushur sheshet për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
“Festa e Ditës së Verës është festë e shndërrimeve të mëdha, e lulëzimit, e shpërthimit të burimeve, e çeljes së gjithçkaje të mirë. Në këtë kontekst, uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrimin e madh që ata presin me padurim, ndërrimin e narkoshtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor.
Një urim të përzemërt kam për ata qindra mijëra qytetarë shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve rrugët dhe sheshet e qyteteve të vendit për të protestuar kundër një politike cinike, të pashpirt, e cila përdor si skuzë, si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për të justifikuar rritjen dramatike, absolutisht të pajustifikuar të çmimeve të produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë. Tani dhe njëherë gëzuar këtë ditë për mbarë qytetarët e Elbasanit dhe mbarë shqiptarët!”, tha Berisha.
Kujtojmë që pjesa dërrmuese e demokratëve kërkojnë largimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i PD-së. Në mbledhjen e fundit grupi i PD doli me propozimin që Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të tërhiqen nga partia duke i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.
Gjithashtu kërkuan ngritjen e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me në fokus bashkimin e demokratëve.
Të fundit



Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14





Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë
3 Maj 2025, 11:24

Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan
3 Maj 2025, 10:35
Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të përdhunojë shitësen
3 Maj 2025, 10:03
Shqiptari humb jetën në aksident me motor në Itali
3 Maj 2025, 09:51




Modeli ekonomik, Shqipëria kampione e Europës në ndërtim
3 Maj 2025, 08:49


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Maj 2025, 08:07
Emigranti i revoltuar i'a numëron Ramës: Je kthyer në rrezik kombëtar
2 Maj 2025, 23:04
Kosova hap ambasadë në Malajzi
2 Maj 2025, 22:21





Analiza: Pse tregtia BE-Ukraina ka rrezik të bëhet më pak e lirë?
2 Maj 2025, 20:54
Pyetjet që gozhdojnë rilindjen, pse qepën gojën Spiropali dhe Manja?
2 Maj 2025, 20:50

Iu refuzua azili në Itali, 15 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit
2 Maj 2025, 20:30
Kthimi i Edi Ramës në fushatën (humbëse) e 2011
2 Maj 2025, 20:22
Momente paniku në Shtutgart/ Makina “shkel” mbi turmën e qytetarëve
2 Maj 2025, 20:02


Berisha: Rama udhëton dy herë më shumë se presidenti i SHBA
2 Maj 2025, 19:00

Phoebe Gates zbulon pa dashje se Bill Gates ka sindromën e Aspergerit
2 Maj 2025, 18:45









SHBA tërhiqet nga negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë
2 Maj 2025, 16:42
Shenjat e zodiakut që gjithmonë e kuptojnë kur po i gënjen
2 Maj 2025, 16:27


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 15:56
Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija” në Tiranë
2 Maj 2025, 15:41

Kush mundë ta ndalë rritjen e çmimeve?
2 Maj 2025, 15:08


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 14:34
Vjedhje në spitalin e Korçës, grabitet infermieri dhe pacienti
2 Maj 2025, 14:33
Banorët e Hotolishtit paralajmërojnë Rama-Ballukun: Ose ne, ose ju
2 Maj 2025, 14:21

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist
2 Maj 2025, 13:59



Begaj pret me ceremoni shtetërore Mbretin Abdullah II të Jordanisë
2 Maj 2025, 13:10


Ekstradohet sot nga Dubai, Florenc Çapja
2 Maj 2025, 12:39
Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit
2 Maj 2025, 12:30
