Flash News

Ditari i Opozitës

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Përgjigjet Tedi Blushi

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament?

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahet edhe Samiti i VI i Komunitetit Politik Europian është edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

I pyetur nëse do tërhiqet nga mandati i tij duke bërë që ky mandat deputeti ti kalojë kreut të PL-së Ilir Metës, Blushi nuk dha një përgjigje konkrete.

“Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës. Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni edhe këto përgjigje”- tha sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë

Të fundit