Flash News

Ditari i Opozitës

A do t’i përgjigjet PS për zgjatjen e mandatit të KPK? Sqaron Gazment Bardhi: Do kemi qëndrim sapo të njihemi me propozimin

A do t’i përgjigjet PS për zgjatjen e mandatit të KPK?

Partia Demokratike nuk e ka marrë ende një vendim nëse do të bashkojë votat me PS në Kuvend, për të zgjatur afatin e funksionimit të dy organeve të reja të drejtësisë.

Më 17 qershor të vitit 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik i përfundon mandati, ndaj mazhorancës socialiste i duhen edhe votat e opozitës.

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, thotë se opozita ende nuk është njohur zyrtarisht me propozimin e bërë, përveç aq sa është publikuar nga media.

I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi nismën e socialistëve për të ndryshuar Kushtetutën në shërbim të procesit të vetingut në drejtësi, zoti Bardhi tha se “sapo të njihemi zyrtarisht me propozimin dhe argumentet e atij propozimi do të kemi një qëndrim zyrtar”.

“Në parim, më lejoni të saktësoj, që nuk bëhet fjalë për zgjatje të afatit të vetingut, sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim” - theksoi zoti Bardhi.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi sot zyrtarisht zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 30 muaj, deri në fund të vitit 2024. Sipas mandatit aktual, komisioni pushon së funksionuari në qershor të vitit të ardhshëm.

Të fundit