Flash News

Ditari i Opozitës

A duhet të dalë opozita me kandidat të përbashkët në zgjedhje? Përgjigjet Meta

A duhet të dalë opozita me kandidat të përbashkët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur pro daljes së opozitës me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Më herët, kjo erdhi si kërkesë nga kreu i PAA-së, Agron Duka, i cili e konsideroi si të vetmen rrugë drejt fitores së opozitës.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë edhe qëndrimi i kampit blu lidhur me këtë çështje. Por më herët, PD dhe PL janë shprehur në të njëjtën linjë me aksionin e tyre kundër qeverisë.

"Në mënyrë të padiskutueshme. Për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore, rivendosja e demokracisë vendore që është zeruar nga Rilindja, 100% të pushteteve Rilindja, në katër vite u kthyen në një bunker të vërtetë në raport me qytetarët. Zero transparencë dhe vetëm pasoja", tha Meta.

 

Të fundit