Flash News

Ditari i Opozitës

A duhet të largohet Basha? Bardhi “i lëkundur”: Reflektim serioz, jo çështje karrigesh. Do shprehem në Kryesi

A duhet të largohet Basha? Bardhi “i lëkundur”: Reflektim

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Gazment Bardhi foli për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, kur u pyet nëse Basha duhet të dorëhiqet.

Bardhi tha se çdokush duhet t’i nënshtrohet procesit të reflektimit dhe analizës. Ai shtoi se qëndrimin e tij do e shprehë në mbledhjen e Kryesisë, ndërsa të njëjtën gjë kërkoi edhe nga kolegët.

Bardhi theksoi se procesi i reflektimit duhet të jetë serioz, jo çështje karrigesh, por përgjegjësie në raport me PD-në.

“E kam thënë që pas daljes së rezultatit. Nuk mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa iu nënshtruar një procesi reflektimi dhe analize.

Cilido që del në këto konkluzione nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD. Kam zgjedhur të shprehem në institucione, do të shprehem kur të mblidhet Kryesia e PD. Këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, reflektim që qëndrimi Kryesisë të jetë në shërbim të demokratëve.

Nëse e gjithë gjendja që ndodhet PD, dhe besoj të gjithë biem dakord të gjithë demokratët, pavarësisht pozicionimit dhe qëndrimeve tona, po e dëmton PD-në.

Procesi i reflektimit duhet të jetë serioz, jo çështje karrigesh, por përgjegjësie në raport me PD-në. Askush të mos mendojë se duke i ikur , i ikën përgjegjësisë”, u shpreh Bardhi.

Të fundit