Flash News

Ditari i Opozitës

E pret i njëjti fat si Noka? Vokshi: Nuk druhem nëse më shkarkon Basha, ka humbur besimi te PD

E pret i njëjti fat si Noka? Vokshi: Nuk druhem nëse më shkarkon

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke i mëshuar më shumë vendimeve të komunikuara prej kryedemokratit Lulzim Basha.

E ftuar në studion e ‘Frontline’ në News 24, Vokshi u shpreh se pas zgjedhjeve të 25 Prillit demokratët prisnin një ndryshim në rrjedhën e ngjarjeve, pasi të qenit në opozitë për tre mandate për të ishte zhgënjyese.

Vokshi tha gjithashtu se Basha kishte marrë një vendim antistatutor kur përjashtoi Berishën, kur pezulloi Falmur Nokën si edhe kur shkarkoi Luan Baçin nga posti kreut të PD-së në Fier.

“Unë mendoj që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, PD është e vetmja forcë politike e madhe që mbetet në opozitë për të tretin mandate. Kjo ka sjell dëshpërim, te shumë demokratë që kanë kaq vite që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në PD. Pas datës 25 prill demokratët prisnin që gjërat të ndryshojnë. Ka humbur besimi te PD si një forcë që do të vijë shpejt në pushtet. Menjëherë pas zgjedhjeve ndodhën edhe vendimet e tjera që unë personalisht i kam kundërshtuar. Një vendim i zotit Basha për përjashtimin e Berishës, që na u komentua grupit parlamentar që prisnim prej 2 orësh për të hyrë në brenda. Kjo është anti-statuor. Sepse nuk u mor vendimi i strukturave. Zoti Basha me të vërtetë është drejtues, por s’mund të marrë vendime personale e t’i bëj me dije. I tillë është përjashtimi i Sali Berishës, pezullimi i Flamur Nokës, vetëm pse tha mendimin e tij të lirë. Po ashtu është dhe shkarkimi i Luan Baçit, që ishte pro Berishës”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse i druhej faktit se mund të ketë të njëjtin fat si Flamur Noka, Vokshi u shpreh se gjykon më shumë lirinë e të vepruarit që sipas saj aktualisht mungon në PD.

“Unë kam gati 30 vite në PD. Kam kontribuar. Unë nuk jam në PD për një post, nuk druhem nëse më shkarkon zoti Basha, sepse mendoj që ajo që kam zgjedhur është parimore. PD ka nevojë për liri veprimi, për t’u bërë më e hapur, gjë që Basha ka zgjedhur të mos e bëjë. Sali Berisha po propozon ndryshime rrënjësore nga PD, që janë përqafuar nga një pjesë e madhe e demokratëve. Ai propozon një parti më të hapur, më të fortë, më demokratike. Vetëm kështu, më shumë qytetarë do të kenë besim te PD. Pra duhet hapur, jo mbyllur. Momentalisht nuk ka liri veprimi brenda PD”, tha Vokshi.

Të fundit