Flash News

Ditari i Opozitës

A është bojkoti opsion? Berisha: Kurrë! PD shkon drejt fitores së merituar të saj

A është bojkoti opsion? Berisha: Kurrë! PD shkon drejt fitores

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë e bojkotit në rast se Rama nuk pranon qeverinë teknike.

Berisha u shpreh se PD do të shkojë drejt fitores së merituar, teksa theksoi se protesta e djeshme shënoi startin e një misioni për të rikthyer votën e lirë.

“Kurrë! Ta harrojë kush se bojkotojmë! Se kjo do të thotë t’i bësh dhuratë narkodiktatorit, po atë dhuratë nuk ia bëjmë kurrë ne. Përkundrazi do votojnë të lirë shqiptarët.

Ky është i vetmi opsion i yni. E panë mbrëmë se si ishte sheshi, se si ishte Tirana, kush ishin zotërit e saj. Mjerë ata që luajnë me votë.

Ata do donte Edi Rama, do e kishte dëshirën më të madhe. Por ata harrojnë. Do votojnë shqiptarët me qeveri teknike pa kreun e krimit qeveritar shqiptar, Edi Rama.

Prandaj le ta përsërisin, por ju mos e besoni fare.

PD shkon në fitore, dje ka qenë starti jo vetëm i misionit të shenjtë për të rikthyer votën e lirë, por edhe për fitoren e merituar të saj. Dhe ju garantoj që kjo do ndodhë!”, deklaroi Berisha.

Të fundit