Flash News

Ditari i Opozitës

A i druheni sanksioneve nga SHBA? Berisha: Jam kërcënuar se do të dërgohen në thesar, u thash ‘bëni ç’të doni’

A i druheni sanksioneve nga SHBA? Berisha: Jam kërcënuar se do të

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse i druhet shkallëzimit të sanksioneve nga SHBA, ndërsa po komentohet vizita e Gabriel Escobar, zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike.

I ftuar në Opinion, Berisha tha se nuk ka pranuar asnjë lobim dhe se është kërcënuar se do t’i dërgojë sanksionet të gjitha në thesar.

Berisha shtoi se përgjigja e tij ka qenë e prerë “bëni ç’të doni’, sepse sipas tij gjithçka është e bazuar në shpifje.

Berisha: Foltorja dhe Kuvendi, produkt i saj është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi, mundet edhe në historinë politike të Europës.

Pasi është i pari i këtij lloji, pavarësisht nga presionet thirret nga delegatët se ndjehen të lirë dhe duhet të mbështesin kauzën e drejtë.

E kam bërë të qartë qëndrimin tim. Shpallja ‘non grata’ ka qenë rezultat i lobimit të Ramës dhe Soros. Është deklarata e departamentit se burimet e informacionin janë sponsorizuar nga Soros, raportet sekrete të Ramës. Kam paditur për shpifje më pas sekretarin e shtetit.

Kam deklaruar se nuk pranoj asnjë lobim, jam kërcënuar se do t’i dërgojmë të gjitha në thesar. Përgjigja ime ishte e prere, thashë ‘bëni ç’të doni’, gjithçka është e bazuar në shpifje dhe unë do merrem me gjykatën.

Fevziu: Si do përballeni me një nga vendet më të fuqishme të botës dhe ndikon në politikën shqiptare?

Berisha: Përballja ime me deklarimin ‘non grata’ është vendim politik. Jam në mision të ri. Dallimi im me Bashën është shumë i madh. Unë dhashë dorëheqjen pas humbjes ndryshe nga Basha.

Të fundit